Southampton – Manchester United, formacionet zyrtare

Manchester United do të jetë mysafir i Southamptonit në javën e katërt të Ligës Premier.
Gjiganti anglez synon të rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve që nuk arriti t’i marrë pikët e plota.
Djajtë e Kuq barazuan te Wolves ndërsa pësuan para adhuruesve të vet nga Crystal Palace.
Në anën tjetër Southampton pas dy humbjeve radhazi triumfoi te Brighton dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet startuese për këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Southampton: Gunn, Cederic, Bednarek, Vestergaard, Danso, Romeo, Hojbjerg, Ward-Prowse, Boufal, Ings, Adams.
Man Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Young, Pogba, McTominay, Pereira, Rashford,James, Mata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































