Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësira gjatë pjesës së dytë parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.


Temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 23 deri në 25°C.

Era do të fryjë nga verilindja, 1-9 m/s. /Telegrafi/