Sot do të arrijnë ndihmat bullgare për rajonet e përmbytura në Maqedoni
Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Republikës së Maqedonisë do të bëjë sot pranim-dorëzimin e ndihmës bullgare për rajonet e përmbytura, tramseton Telegrafi Maqedoni.
Pranim-dorëzimi do të bëhet në kazermën “Goce Dellçev” të Shkupit. Ndihma bullgare përbëhet nga ushqime, ujë dhe mjete higjienike me vlerë prej 40.000 leva bullgare.
Sipas njoftimit, fëmijët e zonave të prekura, do të furnizohen me më tepër se 6.200 racione ushqim për fëmijë dhe 5.000 pelena. Ndihma përfshin edhe më se 22.000 litra ujë në shishe, mbi 8.200 konserva me ushqim dhe mjete materiale dhe teknike për ballafaqim me dëmet nga moti i ligë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































