LAJMI I FUNDIT:

Sot shqiptohet aktgjykimi për lënën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është Zaevi

Sot shqiptohet aktgjykimi për lënën “Ryshfeti”, ku i akuzuar është Zaevi

Aktgjykimin për lëndën “Ryshfeti”, në të cilën është i akuzuar kryeministri Zoran Zaev do të shqiptohet sot në Gjykatën Penale.

Në seancën e kaluar për lëndën “Ryshfeti”, prokurorja Valentina Bislimovska kërkoi ndërrim të aktakuzës dhe në vend të marrjes së ryshfetit, i akuzuari të gjykohet për kërkim të ryshfetit Prokurorja për këtë vepër penale kërkoi nga Gjykata ta dënojë Zaevin, ndërsa ligji parasheh burg prej një deri pesë vite.

Bislimovska tha se në të gjitha dëshmitë e prezantuara në debatin kryesor nuk ka dalë se i akuzuari Zoran Zaev nuk ka marrë kurrfarë përfitimi pronësor. edhe dëshmitari Ivan Nikollov ka thënë se nuk ka dhënë para dhe se Zaevi nuk ka marrë ryshfet. Prokurorja ka shtuar se Nikollov nuk ka qenë i qartë, i ka ndërruar qëndrimet dhe ka dhënë deklarata të ndryshme para Prokurorisë Publike dhe në Gjykatë.


Avokati Filip Medorski, mes tjerash, theksoi se nga dëshmitë e Prokurorisë dhe nga deklaratat e dëshmitarit Ivan Nikollov nuk rezlton se Zaevi ka kërkuar para dhe për këtë shkak ka kërkuar që i akuzuari të lirohet nga akuza.

Zaevi pret aktgjykim lirues në këtë proces gjyqësor, sepse siç deklaroi, bëhet fjalë për rast të montuar me qëllim që të parandalohet t’i publikojë “bisedimet e përgjuara”. Kryeministri Zaev akuzohet se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove nga biznesmen i Strumicës Ivan Nikollov Saçevalliev./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori