Dita e Mjedisit do të shënohet sot në Kosovë me një aktivitet në Prevallë që fillon me pastrimin e zonës turistike në Prevallë, organizuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
“Dita Botërore e Mjedisit – Është koha për natyrën!
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën WWF, zyra në Prishtinë.
Dita Botërore e Mjedisit është një aktivitet global që shënohet çdo vit me një porosi të caktuar me qëllim që të rris vetëdijen e grupeve të ndryshme shoqërore për veprime në shërbim të mbrojtjes së mjedisit.
Kjo ngjarje këtë vit shënohet me temën ‘Koha për natyrën’. Duke e ditur faktin që të gjitha të mirat materiale, ushqimi, ajri që thithim, uji që pimë dhe klima që na rrethon vijnë nga natyra, kjo moto ka për synim që të nxisë aktivitete që promovojnë mbrojtën e natyrës dhe rolin e saj për mirëqenien dhe shëndetin publik.
Në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon njerëzimi dhe planeti jonë, natyra po na dërgon sinjale se për tu kujdesur për veten, së pari duhet të kujdesemi për natyrën. Andaj është koha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të ardhmen e njerëzve dhe të planetit tonë duke respektuar dhe mbrojtur resurset natyrore. Është koha për natyrën.
Duke e ditur rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare për mbrojtjen e natyrës aktiviteti i AMMK është fokusuar në Parkun Kombëtarë Sharri, me moton Parqet për Shëndetin – Parqe të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm.
Aktiviteti do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në zonën turistike të Prevallës, në rrugën Prevallë-Brezovicë, ku do të ketë pastrim të mbeturinave përgjatë rrugës dhe rrjedhës së lumit si dhe ecje në natyrë deri tek lokacioni Burimi i Madh apo i njohur ndryshe si Shtëpia e Vëzhguesve. Me këtë rast do të shpërndahen edhe materiale promovuese dhe vetëdijësuese për pjesëmarrësit e aktivitetit.
Për të zbatuar rekomandimet për parandalimin e përhapjes së COVID19 aktivitetet do të zhvillohen me grupe te vogla, duke respektuar distancën sociale dhe duke u pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe dorëza”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës