Lëvizja ''Hajde Maqedoni'' sot do t'i prezantojë aktivitetet për aksionin e pestë me radhë ''Maqedonia pa mbeturina 2016'', transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky ansion do të mbështetet nga projekti i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim ''Civika Mobilitas''.


Në aksionin e vitit të kaluar morën pjesë 20 mij vullnetarë. Ndryshe, aksioni i përgjithshëm ''Ta pastrojmë botën'' ka filluar më 2008 në Estoni, si një lëvizje qytetare masovike, kur u mblodhën 50 mij qytetarë dhe e pastruan vendin për vetëm pes orë. Tani, lëvizja ka karakter ndërkombëtar dhe mbahet në 112 shtete, përkes 13 milion pjesëmarrësve./Telegrafi/