Në Vushtrri dhe Gjakovë do të jenë vëmendja e futbolldashëve në Kosovë, pasi që zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinales të Digitalb Kupës.

Vushtrria do ta pres Prishtinën, që në ndeshjen e parë kishte arritur fitore me rezultat 1-0.


Goli i Abdul Khalid Basid kishte vendosur takimin.

Prishtina ka disa mungesa të rëndësishme si ajo e Armend Dallkut dhe Mentor Mazrekajt, por trajneri Mirel Josa kërkon fitore.

7.Pri Vush 1 0 4prill2018 Festa e golit të Prishtinës

“Ndeshje e vështirë. Nivelet, diferencat janë shumë të vogla. Duhet të shohim mënyrën se si do të menaxhojmë takimin”.

“Ne do të shkojmë se s’bënë pa shënuar atje. Kështu që fushë e nxehtë Vushtrria, është shumë mirë që është fushë e nxehtë, sepse fundi i fundit përkrahin skuadrën e tyre, por ne do të shkojmë për t’u kualifikuar”, ka deklaruar Josa.

Nga 32 përballjet e pasluftës, Prishtina i ka 22 fitore me 7 barazime dhe vetëm 3 humbje.

Në anën tjetër në Gjakovë, Vëllaznimi kërkon kualifikimin në finale përballë Drenicës.

29683744 650650545278376 7922079035126814852 n Pamje nga ndeshja Drenica - Vëllaznimi

Gjakovarët kanë marr rezultat pozitiv nga ndeshja e parë pasi kanë barazuar 1-1 dhe barazimi pa gola i dërgon tutje.

Ndeshjet fillojnë në ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app