Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet për të hënën (sot).

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 - 4°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18 - 23°C.


Ndërkohë, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s.

Java parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Të martën dhe të enjten paraqiten kushte që në disa zona të ketë riga shiu./Telegrafi/