Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

IHK njofton se nga e mërkura pasdite priten reshje shiu të intensitetit të lartë të cilat do të shoqërohen edhe me erëra të forta. /Telegrafi/