Sot është afati i fundit i paraqëtijes së dëmeve nga vërshimet në Maqedoni

Sot përfundon afati i caktuar nga qeveria për paraqitjen e dëmeve në pronat e patundshme, të tundshme, mjetet motorike, sipërfaqeve bujqësore dhe fondit të bagëtisë, të shkaktuara nga vërshimet e 6 gushtit të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Afati vlen për dëmet e shkaktuara në rajonin e Shkupit dhe atë të Tetovës. Prandaj, të gjithë ata persona që ende nuk i kanë paraqitur dëmet e tyre, kanë afat deri në ora 16 e 30, që ta bajnë të njejtën në Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizare dhe Tetovë, ose në njësitë rajonale të ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave në Gazi Babë dhe Tetovë.
Nuk ka ndonjë informacion nëse do të shtyhet edhe më tej ky afat./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































