Deputetët do t’iu drejtohen të hënën ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare nga ora 10:00, në rendin e ditës të së cilës janë gjashtë pika.

Rendi i ditës:-Deklarimet jashtë rendit të ditës, -Pyetjet parlamentare, -Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik, -Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës, -Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, -Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.