Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.928 testime për coronavirus, ndërsa 1.732 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 788, Manastir - 159, Prilep - 95, Kumanovë - 79, Ohër - 57, Kavadar - 47, Veles - 45, Kërçovë - 38, Tetovë - 35, Shtip - 34, Strumicë - 33, Resnjë - 31, Gostivar - 30, Negotinë - 29, Gjevgjeli - 27, Koçani - 26, Radovishi - 24, Dellçeva dhe Krusheva - 20, Struga - 18, Valandova - 16, Demir Hisar - 14, Shën Nikolla - 13, Berova - 12, Bogdanci - 11, Kriva Pallanka - 10, Probishtip - 5, Dibër, Vinica dhe Kratovë - nga 3, Makedonski Brod, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenica - 2, Pehçevë - 1.


Prej rasteve të reja 204 janë riinfektime me COVID-19.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 6 pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 24 dhjetor 2021, deri 11 janar 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.035 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 241.651, prej të cilëve 218.340 janë shëruar, ndërsa 8.083 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (14 janar) është 15.228./Telegrafi/