LAJMI I FUNDIT:

Sot 18 vite më parë, Artim Shaqiri i realizoi supergol nga korneri Anglisë dhe maqedonasit befasuan ‘Tre Luanët’

Sot 18 vite më parë, Artim Shaqiri i realizoi supergol nga korneri Anglisë dhe maqedonasit befasuan ‘Tre Luanët’

Artim Shaqiri është njëri nga futbollistët me më së shumti paraqitje te Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

Njëherit ish-mesfushori është edhe ndër të parët shqiptarë që kanë reprezentuar Përfaqësuesen maqedonase.

Por ish-mesfushori i shumë skuadrave të mëdha evropiane golin më të famshëm e ka realizuar më 16 tetor të vitit 2002.


Pikërisht 18 vite më parë, Shaqiri bëri emër në futbollin evropian teksa realizoi një gol fantastik nga korneri përballë Anglisë.

Në atë botë për ‘Tre Luanët’ mbronte portieri legjendar David Seaman, teksa Shaqiri realizoi në minutën e 11-të për ta befasuar ish-portierin e Arsenalit.

Artim Shaqiri te WBA

Maqedonasit arritën të marrin një pikë të artë, pasi ndalën Anglinë në barazim 2-2.

47-vjeçari ka zhvilluar 73 ndeshje zyrtare me Maqedoninë ku ka shënuar 15 gola.

Goli ndaj Anglisë i dha famë Shaqirit i cili më pas siguroi një kontratë te West Bromwich Albion në Ligën Premier ku qëndroi për dy vite.

Shqiptari ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme pasi ka luajtur në klube dhe kampionate të ndryshme.

Vardar, Halmstad, TBE Berlin, Gorica, Korotan, Malatyaspor, CSKA Sofja, WBA, Aalborg, Inter Turku, Vaduz, Shkëndija, Besa Kavajë dhe Qarabag kanë qenë skuadrat e Shaqirit gjatë karrierës së tij 15 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Kalo në kategori