LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton modelin Xperia XA Ultra

Sony prezanton modelin Xperia XA Ultra
Sony ka njoftuar se versioni i çbllokuar i Sony Xperia XA Ultra është i gatshëm për shitje në tregun amerikan. Pajisja vie me ekran 6 inç HD dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

Xperia XA Ultra fuqizohet nga procesori MediaTek MNT6755 dhe vjen me RAM memorie prej 3GB, hapësirën ruajtëse prej 16 GB dhe mikro kartelën për hapësirë shtesë.

Kjo pajisje ka poashtu baterinë të kapacitetit 2700 mAh, kamerën për selfie prej 16 MP dhe kamerën e pasme prej 21.5 MP.