LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: Rreth 56% e qytetarëve e shohin të dobishëm shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikisht

Sondazhi nga Pyper: Rreth 56% e qytetarëve e shohin të dobishëm shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikisht

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me shkarkimet e fundit në diplomaci dhe me raportet FSK-NATO në veri të Kosovës.

Rreth 56% e qytetarëve e shohin të dobishëm shkarkimin e ambasadorëve të emëruar politikisht. Rreth 14% nuk e shohin të dobishëm këtë veprim të qeverisë. 10% këtë veprim nuk e shohin as të dëmshëm e as të dobishëm. Ndërsa 20% nuk kanë opinion për këtë temë.


60% e respodentëve nuk i shohin të drejta kritikat e PDK-së në lidhje me këto shkarkime në diplomaci. 17% i konsiderojnë të drejta ankesat e PDK-së. Ndërsa 22% nuk kanë opinion në lidhje me qëndrimin e PDK-së.

Rreth 60% e qytetarëve mendojnë se marrëveshja e vitit 2013 me NATO-n sipas së cilës FSK-së nuk e lejohet të shkojë ne veri është e dëmshme për Kosovën. Rreth 14% atë marrëveshje e shohin të dobishme për vendin. Derisa 26% nuk kanë opinion.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.