Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se largimi i Antonio Valencias nga Manchester Unitedi është i pashmangshëm. 

33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje të Ligës Premier për Djajtë e Kuq këtë sezon, duke vuajtur nga humbja e formës dhe një varg lëndimesh.


Kapiteni i Unitedit nuk pritet të kthehet në veprim deri në fund të marsit, me marrëveshjen e tij të tanishme që do të skadojë në fund të këtij sezoni.

Solskjaer këmbëngul dhe ende shpreson se Valencia mund të kontribuojë në fushë nga tani e deri në maj, por duket se largimi i tij në verë është i pashmangshëm në verë.

"Ai ende nuk është 100 për qind i aftë, ende është duke punuar për të gjetur përsëri formën e duhur dhe ka pasur një karrierë fantastike në Manchester United dhe Angli", ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë shtypi të premten.

"Ai është një nga fituesit e Ligës Premier në dhomat tona të veshjes, por unë nuk jam i sigurt nëse Unitedi dhe Antonio do të bien dakord për vitin e ardhshëm".

Valencia Man Utd e1551437031497 Valencia pritet të largohet pas 10 sezoneve të kaluara te Unitedi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"E gjitha varet nëse ai kthehet në fushë në muajt e ardhshëm, por ai është kapiten, shërbyes i madh i klubit, kështu që shpresoj se mund ta fus në fushë dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë", përfundoi norvegjezi.

Ndryshe, Valencia u bashkua me Unitedin nga Wigani në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë ka fituar dy tituj të Ligës Premier, Kupën FA, Carabao Cup dhe Ligën e Evropës.

Ylli ekuadorian ka zhvilluar 338 ndeshje për klubin nga Old Trafford dhe ka shënuar 25 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app