Solskjaer: Alexis do të kthehet te Unitedi dhe do t’ua vërtetojë të gjithëve se kanë gabuar

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Alexis Sanchez do të kthehet te Manchester Unitedi pas huazimit te Interi.
Kiliani iu bashkua Nerazzurrëve në gushtin e kaluar në formë huazimi njëvjeçar, ndërsa ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij në Old Trafford.
Ai ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitjet e tij te zikaltrit, ndërsa lëndimet dhe problemet me kondicion, ia kanë kufizuar lojën.

E njëjta gjë i kishte ndodhur 31-vjeçarit edhe te Unitedi duke mos e treguar formën e kërkuar. Megjithatë, Solskjaer është i bindur se ai ka të ardhme te Djajtë e Kuq.
“Alexis do të kthehet në verë dhe do ta dëshmojë se të gjithë e kanë pasur gabim për të”, ka thënë strategu norvegjez në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/


















































