Solari pas humbjes nga Girona: Jemi ende në të gjitha garat, do vazhdojmë të përpiqemi
265:"MADRID, SPAIN - JANUARY 09: Santiago Solari, head coach of Real Madrid CF looks on before the Copa del Rey Round of 16 match between Real Madrid CF and CD Leganes at estadio Santiago Bernabeu on January 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka folur pas humbjes 1-2 nga Girona në La Liga.
Tekniku argjentinas përkundër humbjes ende nuk e shikon të humbur titullin në kampionatin spanjoll, ai premtoi se Los Blancos do të përpiqen deri në fund.
"Ky është futbolli, aty gjithmonë është një rival, në këtë rast Girona, që luajti mirë".
"Ne nuk e mbyllëm ndeshjen kur i kishim rastet ta bënim. Megjithatë, Girona luajti mirë në pjesën e dytë. Gabuam në dy raste dhe ata shënuan".
"Erdhëm sot nga një periudhë e ngjeshur me ndeshje, u përpoqëm, por nuk ishte e mjaftueshëm dhe kështu nuk arritëm suksesin".
"Ne ende jemi në gjitha garat, do vazhdojmë të përpiqemi", ka thënë Solari.
Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Fiorentinas. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























