Sofía Vergara dhe bashkëshorti Joe Manganiello janë ndarë dhe po divorcohen pas shtatë vitesh martesë.

Çifti thannë një deklaratë për mediat ndërkomëbtare se kanë marrë vendim të shkurorëzohen dhe se kërkojnë respektim të privatësisë së tyre gjatë kësaj periudhe.


“Kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, thuhet në deklaratë, shkruan PageSix.

73195591 12308297 Hmm It is interesting to note that Sofia has not commented on th a 49 1689631541178

Bukuroshja e “Modern Family” aktualisht po feston ditëlindjen e saj të 51-të në Itali me një numër miqsh – por pa Manganiello apo unazën e saj të martesës.

"Sofía dhe Joe janë duke u ndarë për një kohë tani dhe po largohen nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen e tyre", tha një burim më parë.

73315017 12308297 Over Sofia Vergara and Joe Manganiello have split after seven ye a 44 1689631541175

Çifti u pa së bashku për herë të fundit muajin e kaluar në Hoboken, New Jersey, teksa Vergara vizitoi Manganiello, 46 ​​vjeç, në xhirimet e projektit të tij të ri "Nonnas" me Vince Vaughn.

Vergara, një gjyqtare në spektaklin "America's Got Talent", është në Capri me miqtë e saj më të mirë dhe po argëtohet në makisimum, duke postuar një seri fotosh seksi në Instagram.

73305279 12308297 Looking good Sofia has been living it up during a lavish Italian a 46 1689631541176

Por mungesa e Manganiello nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat në Instagram, pasi Vergara më vonë postoi një foto me mesazhin: Kur jeta të jep limon, vini në Itali për t'i shtrydhur ato.

Çifti u pa për herë të parë në publik së bashku në korrik të vitit 2014, pasi dolën në disa takime sekrete një muaj më parë.

73314657 12308297 So sad In a statement the couple Vergara 51 and Manganiello 46 s a 48 1689631541177

Aktorja më e paguar televizive e vitit 2018 konfirmoi lidhjen e tyre në gusht 2014 gjatë një interviste për Extra.

Dyshja u martuan në një ceremoni shumë ekstravagante dhe magjepsëse me rreth 400 persona në resortin The Breakers në Palm Beach, Florida, në nëntor 2015. Ata nuk kanë fëmijë bashkë. /Telegrafi/