Sneijder zbulon të ardhmen, do të mbetet te Galatasaray

320:"Galatasaray's midfielder from Netherlands Wesley Sneijder reacts during during the UEFA Champions League second-leg Group D football match Borussia Dortmund vs Galatasaray AS in Dortmund, western Germany on November 4, 2014 . AFP PHOTO / PATRIK STOLLARZ (Photo credit should read PATRIK STOLLARZ/AFP/Getty Images) 16:"AFP/Getty Images
Wesley Sneijder është një futbollistë i lirë pasi kontrata me skuadrën turke Galatasaray i ka skaduar.
U përfol shumë për të ardhmen e tij dhe më në fund ‘tulipani’ ka vendosur.
Sipas medieve turke, Sneijder ka arritur marrëveshje me gjigantin turk Galatasaray për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
Milan dhe Sampdoria ishin dy skuadrat italiane që dëshironin me çdo kusht transferimin e holandezit.
Mirëpo Sneijder duket se është i kënaqur në Turqi dhe ka vazhduar kontratën me ‘luanët’.
33-vjeçari iu bashkua Galatasarayt në vitin 2013 nga Interi për një shumë rreth nëntë milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































