Snajperisti i UÇK-së, nga mbi një kilometër largësi e kishte ekzekutuar snajperistin serb më 1998, por kjo vrasje nga distanca e kishte tërbuar makinerinë serbe, për çka kishte nisur hakmarrjen ndaj civilëve.
Rrethimi i Sarajevës nga ushtria dhe paramilitarët serbë u zbatua edhe në Rahovec. Snajperistë kudo në kulmet e shtëpive, civilë të vrarë rrugëve e shtëpi të shkatërruara. Listën e eliminimit e mbante një snajperist me përvojë në luftën e Kroacisë. Korrikun e nxehtë të 98-s snajperisti serb me prejardhje nga Prizreni po e kalonte në kullë vrojtuese që atë kohë shërbente për shoqatën e gjuatarëve.
Veprimtarë politikë, burra gra e fëmijë e gjetën vdekjen nga dora e tij, deri sa një ditë u përballë me djemtë e UÇK-së. Vrasjet dhe terrorin që snajperisti serb po e ushtronte brenda qytetit në Rahovec po e vëzhgonte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 19 korrik të vitit 1998 nga një distancë mbi një kilometër, paramilitarin serb e elimioni snajperisi i UÇK-së.
Vrasja nga mbi një kilometër distancë e tërboi makinerinë serbe, për çka filluan hakmarrjen në civilë. Të vënë para tytave të armëve ata gjetën strehim në Teqen e Sheh Medinit. Në oborrin e Teqes dhe shtëpive afër bashkë me mbi katër mijë civilë, ishte edhe djali i nikoqirit Ylvi M. Shehu. Të nesërmen kur babait të tij, Sheh Midenit i erdhi lajmi se nisën masakrat, Ylviu tregon se nga frika filluan të shpërndahen.
Kolona e civilëve u nis rrugës kryesore, gjithmonë nën vëzhgim të snajperistëve e po ashtu të serbëve lokalë të cilët prisnin vetëm urdhrin. Ekzekutimi pa mëshirë, sipas Shehut, nisi kur arritën njërës nga xhamitë brenda qytetit.
“Krejt populli mbi katër mijë veta ishim nisur rrugës kryesore dhe erdhëm këtu. Kur kanë filluar me “krisë” kanë kshyr se kush është me kapuq të bardhë (plis). Kanë kërsitë një herë në atë masën tjetër që me i kapë plumbat edhe ata përmbrapa. Këta dy pushko-mitroleza me sy të mi i kam pa qysh deri në gjysmë metre i kanë qu fishekët me dorë”, ka thënë Ylvi M. Shehu, Dëshmitar
Disa i ekzekutuan afër xhamisë, ndërsa pjesa tjetër u vranë mizorisht tek lapidari që sot mbanë emrat e shumë civilëve të vrarë. Shehu bashkë me një grup arritën që t’i shmangen ekzekutimit.
Ai shpëtoi por jo edhe babai i tij, të cilit serbët iu hakmorën për rolin mbrojtës ndaj civilëve. Sheh Mideni u vra në oborrin ku i strehoi mbi katër mijë bashkëqytetarë.
“Babai im duke ecur kishte në krahët e tij dy policë serbë, ndërkohë prapa tij po qëndronte edhe një polic tjetër. I njëjti me armë në anën e majtë të krahrorit nga prapa e godet me tre plumba. Babai shtrihet për tokë në hyrjen i vdekur. Unë nuk e kam gjetur por një person tjetër e ka marrë trupin e tij dhe brenda shtëpisë e ka ruajtur për disa ditë”, rrëfen me emocione për babain e tij, djali Ylvi M. Shehu.
Bashkë me babain e tij në oborrin e Teqes është vrarë edhe shërbyesi i tij e po ashtu edhe një person tjetër. Gjatë kësaj ofensive serbët vranë dhe masakruan mbi 150 shqiptarë, shumica civilë të pambrojtur. Disa u zhdukën e disa u morën peng. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik 1998, në varrezat e qytetit hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë