Smalling thuhet se po e refuzon rikthimin te Manchester United

210:"GENOA, ITALY - OCTOBER 20: Chris Smalling of AS Roma during the Serie A match between UC Sampdoria and AS Roma at Stadio Luigi Ferraris on October 20, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images) 12:"Getty Images
Chris Smalling po tregon formë të lartë qysh në sezonin e tij të parë te Roma.
Mbrojtësi anglez u huazua nga Manchester United në verën e këtij viti te Giallorossët.
Sipas asaj që raporton Roma Press, Smalling është duke e shijuar jetën në Itali dhe klimën atje.

Anglezi është që gjashtë muaj në Olimpico dhe po tregon se është një lojtar vendimtar për skuadrën italiane.
United thuhet se po e kërkon rikthimin e mbrojtësit qysh në janar, mirëpo është ky i fundit që nuk po pajtohet të rikthehet në Old Traford.
Kështu, Roma mund ta mbyllë transferimin e tij për një shumë rreth 20 milionë euro në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































