Roma e ka ndarë mendjen dhe duan të nënshkruajnë me mbrojtësin Chris Smalling që e kanë në huazim nga Manchester United.

Anglezi ka treguar shfaqjeve mbresëlënëse me të ardhur te klubi italian ku ka bindur me paraqitjet e tij.

Sipas Calciomercato.com, përfaqësuesit e Giallorossëve janë të vendosur t’i takojnë homologët e United dhe të ofrojnë një shumë prej 15 milionë eurove për të nënshkruar me 29-vjeçarin.

GettyImages 1179075325 2 Chris Smalling . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Kjo ofertë është më e vogël se vlerësimi i klubit të Manchester United që është 20 milionë euro.

Besohet se hierarkia e Romës janë optimist për nënshkrimin e marrëveshjes me atë ofertë, pasi kanë marrëdhënie me kampin e lojtarit.

lexo po astu

Nëse marrëveshja do të arrihet, do t’i jap fund qëndrimit nëntë vjeçar të Smalling në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app