"Slumdog Millionaire" rrëmben Oskarët

Gjatë marrjes së çmimit për filmin më të mirë të zgjedhur nga Academy Awards, producenti i filmit “Slumdog Millionaire”, Christian Colson (para) mban një fjalim. Foto: AFP
"Slumdog Millionaire", i cili tregon një ngjarje që zhvillohet në Mumbai të Indisë, ka fituar Oskarin për Filmin më të mirë, si edhe shtatë Oskarë të tjerë (Skenari i adaptuar, Kinematografia, Montazhi, dhe dy Oskarët për muzikë: Kënga më e mirë dhe Muzika më e mirë), duke përfshirë edhe Oskarin për Regjinë më të mirë nga Danny Boyle.
Kate Winslet (djathtas) në filmin “The Reader”. Foto: ABC
Aktroja britanike, Kate Winslet, fitoi Oskarin e saj të parë në një rol kryesor, për performancën në filmin “The Reader”.
Sean Penn fitoi çmimin e dytë të Academy Awards në karrierë për rolin kryesor në film “Milk” ku e portretizon politikanin homoseksual, Harvey Milk.
Sean Penn (majtas) në rolin Harvey Milk. Foto: ABC
Aktori i ndjerë australian, Heath Ledger, fitoi çmimin për Aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e tij në filmin për Batmanin, “The Dark Knight”.
Aktorja spanjolle, Penelope Cruz, u nderua me Oskar për rolin dytësor në filmin e Woody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”.
Aktorja më e mirë në rol dytësor, Penelope Cruz. Foto: Reuters
Oskari për filmin e huaj më të mirë, i takoi filmit japonez “Departures”.
Çmimi për Filmin e shkurtë dokumentar i takoi filmit “Smile Pinki” që paraqet një vajzë nga fshatrat e Indisë, ndërsa Dokumentari më i mirë i takoi filmit të francezit, Philippe Petit, “Man on Wire”.






























































