LAJMI I FUNDIT:

Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë

Slloveni jetoi për dy muaj, me nga 1 euro në ditë

Slloveni nga Lubjana, Alesh Cerin, farmakolog dhe baba i katër fëmijëve, dëshmoi gjatë dy muajve të fundit se mund të ushqehet shëndetshëm duke shpenzuar edhe vetëm një euro në ditë.

Me dëshirën për të promovuar jetën e thjeshtë dhe të rrisë vetëdijen për varfërinë globale në njërën anë dhe shpenzimet e tepruara të shteteve të Perëndimit në anën tjetër, Cerin gjatë dy muajve kryesisht ka jetuar nga pemët dhe perimet si dhe nga prodhimet e bahçes së tij, shkruan Reuters.

Ai është ushqyer me molla, presh, fasule, sallatë të gjelbër dhe speca. Ka pirë vetëm ujë, qaj të bimëve si dhe ka blerë qumësht në fermën e afërt. Qaji i gjelbër është vlerësuar si tepër i shtrenjtë për buxhetin e vogël të tij. Cerin përndryshe ka përgatitur vetë kos, bukë, ndërsa ka mbledhur edhe gështenja në malin e afërt pasi ato zinin një vend të rëndësishëm në dietën e tij të përditshëm.

Duke u shëtitur me biçikletë dhe duke bërë stërvitje tri herë në ditë, Cerin gjatë tërë kohës ka praktikuar mënyrën e zakonshme të jetesës. Pasi për dy muaj u dobësua katër kilogramë, ai deklaroi se nuk ka kurrfarë probleme shëndetësore, për më shumë ai kurrë nuk është ndier më mirë në jetë. /Telegrafi/