Duket se saga e transferimit të David Alabas te Real Madridi po merr fund.

Mbrojtësi austriak në fund të vitit të kaluar bëri me dije se do të largohet nga Bayern Munichu si lojtar i lirë.


Kontrata e Alabas skadon në qershor të këtij vitit dhe Real Madridi raportohet sipas Sky Sports e ka fituar garën.

Alaba 1 e1611817430183

Bëhet e ditur se Alaba ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, derisa Barcelona nuk ishte opsion për të.

Kontrata nuk është nënshkruar ende, por 28-vjeçari pritet shumë shpejtë të zbarkojë në Madrid për të formalizuar kalimin.

Në garë për transferimin e Alabas, por me një interesim të zbehtë ishin edhe PSG, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app