Please enter at least 3 characters.

Skuadrat e mëdha italiane po e monitorojnë situatën e Gnontos

2023/03/Gnonto.jpg
265:"Leeds United's Wilfried Gnonto, celebrates after scoring the opening goal of the game during the English Premier League soccer match between Manchester United and Leeds United at Old Trafford in Manchester, England, Wednesday, Feb. 8, 2023. (AP Photo/Dave Thompson)
2:"AP

Wilfreid Gnonto po kalon vitin e tij të parë në Angli si lojtar i skuadrës Leeds United.

Sumluesi i talentuar italian iu bashkua anglezëve në verën e vitit të kaluar nga Zurich për shifrën e 4,5 milionë eurove.

Por paraqitjet e mira në Angli kanë bërë që top klubet italiane të kthejnë sytë dhe ta përcjellin situatën e italianit në Ishull.

19-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje me Leedsin mes kampionatit dhe Kupës, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Juventus, Roma, Milan, Napoli dhe Atalanta janë skuadrat italiane që po e monitorojnë ecurinë e talentit në Ligën Premier.

Calciomercato ka raportuar se gjatë afatit kalimtar veror pritet që klubet italiane të nisin ofertat në drejtim të Leeds për anësorin këmbëshpejtë.

Leeds e vlerëson shumë yllin e tyre, por në rast se do ta humbasin statusin e skuadrës elitare në Angli, do të detyrohen ta shesin.

Gjithmonë sipas mediumit italian, Leeds synon që nga shitja e tij të fitoj mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/