Mbrojtësi sllovak i Liverpoolit, Martin Skrtel ka vendosur që të largohet nga Anglia.
Pas ardhjes së trajnerit gjerman Jurgen Klopp, Skrtel ka humbur vendin në formacionin bazë tek ‘The Reds’.

Në pozitat e mbrojtësve qendror kanë luajtur dyshja Sakho-Lovren, ndërsa Liverpool ka transferuar edhe kamerunasin Joel Matip.


Kështu gjasat që Skrtel të luaj janë minimizuar dukshëm dhe ai ka vendosur largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin turk, ku nën kampioni i Turqisë, Fenerbahce po e kërkon me ngulm.

Pas disa ditëve pritet që ky transferim të zyrtarizohet dhe Skrtel t’i bashkohet Fenerbahces. /Telegrafi/

telegrafi sport app