Skenë e tmerrshme në turneun WTA: Tenistja britanikja rrëzohet gjatë shërbimit, përfundon në karrige me rrota

Një skenë befasuese ka ndodhur gjatë turneut WTA në Bogota të Kolumbisë, ku aktorja kryesore është tenistja britanike Francesca Jones, e cila u desh të dilte jashtë fushës në një karrige me rrota pasi u rrëzua në setin e fundit të ndeshjes.
Tenistja i pestë më e mirë britanike ishte duke u bërë gati për të shërbyer në setin e tretë, vendimtar, kur ndodhi një skenë e pakëndshme.
Jones pasi ngriti topin lartë u rrëzua në fushë. Skena ka lënë të shtangur të gjithë shikuesit, si në tribuna ashtu edhe në ekranet e vogla.
Asaj i është dhënë menjëherë ndihma dhe për fat gjithçka përfundoi mirë dhe ekipet mjekësore bënë punën e tyre. Natyrisht, ndeshja nuk vazhdoi.
Tenistja e ri britanike u nxor nga fusha me karrocë me rrota dhe organizatorët e turneut ËTA në Bogota lëshuan një deklaratë për shtyp.
“Për shkak të një problemi fizik, Francesca Jones u tërhoq nga ndeshja e saj kundër Julia Riera me rezultatin 5:3 në setin e tretë në favor të argjentinases”, thuhet në deklaratën e organizatorëve, megjithëse nuk specifikohet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Ndryshe, Jones lindi pa dy gishta të duarve dhe tre gishta të këmbëve për shkak të gjendjes së rrallë mjekësore të njohur si Sindroma Ektrodaktili dhe Displazia Ektodermale dhe mjekët iu thanë të harronte të luante tenis në mënyrë profesionale. /Telegrafi/


















































