LAJMI I FUNDIT:

Skena rrëqethëse të kaosit që po mbizotëron në Kinë, mbyllin dyert e apartamenteve me dërrasa – tunelet po i mbushin me dhe

Skena rrëqethëse të kaosit që po mbizotëron në Kinë, mbyllin dyert e apartamenteve me dërrasa – tunelet po i mbushin me dhe

Rrugët e zbrazëta, transporti publik jofunksional, raftet e marketeve të thata, bllokada nëpër rrugë dhe robotë që sjellin ushqimin te pacientët për të cilët dyshohen se janë infektuar me coronavirus, janë disa nga pamjet e filmuara në Kinë që tregojnë më së miri se çfarë gjendje kaotike po mbizotëron në atë vend që po bën kërdinë.

Sipas të dhënave të fundit deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 170 persona, kurse vlerësohet se më shumë se 7,800 janë infektuar. Festa e vitit të ri kinez dhe pushimi dimëror i nxënësve është zgjatur me qëllim që të luftohet zgjerimi i këtij virusi, kurse masat e ndërmarra deri më tani nga autoritetet kanë bërë që të rritet paniku në mesin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.


Se sa të brengosur janë qytetarët me coronavirusin e tregojnë pamjet më të mira të filmuara nëpër rrugët e qytetit dhe në stacionet e trenit, autobusit dhe metrosë që kanë mbetur të “paralizuara” nga shpërthimi i virusit. Rrugët janë plotësisht të thata edhe ato pak vetura që lëvizin, shoferët janë të veshur me rroba speciale dhe maska në fytyrë.

Imazhe të karrigeve të zbrazëta të aeroplanit që zakonisht udhëton në relacionin Shangai-Pekin, janë dëshmia më e mirë se si kinezët e kanë kuptuar me seriozitet paralajmërimin e autoriteteve që të mos dalin nëpër rrugë apo të udhëtojnë, përveç nëse kanë ndonjë punë të rëndësishme për ta bërë.

Ata madje duke shpresuar se do të parandalojnë zgjerimin e virusit kanë mbyllur tunelet duke i mbushur me dhe, duke i mbyllur dyert e apartamenteve me dërrasa si dhe ndërtuar mure nëpër rrugët kryesore që lidhin me qytetet tjera kineze. /Telegrafi/

https://twitter.com/JenniferHYChan/status/1221809585280782336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1221809585280782336&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3402683%2Fove-slike-najbolje-prikazuju-haos-u-kini-zidovi-na-putevima-zatrpani-tuneli-prazni-avioni-foto-video

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori