Diskutimi për shëndetin mendor në Kosovë është i paktë, natyrisht deri në një moment kur shohim raste të vrasjeve apo vetëvrasjeve tragjike, siç ishin ato të raportuara së fundmi në Pejë e Deçan. E në anën tjetër edhe informacionet në lidhje me ndihmën që ofron Linja e Jetës nuk i shohim shpesh të publikuara, që sipas drejtorit të kësaj Linje, Bind Skeja, interesimi për këtë linjë rritet atëherë kur ndodhin rastet e vetëvrasjeve dhe njerëzit i kap paniku.
Kjo linjë është themeluar me qëllim që të ofrohet ndihmë për personat të cilët kanë menduar ta lëndojnë veten, apo edhe të bëjnë edhe vetëvrasje.
Në një intervistë për Telegrafin, Skeja tha se si pasojë e pandemisë rastet e vetëvrasjeve janë në rritje, që sipas tij nuk është alarmante dhe është duke ndodhur në gjithë botën, si diçka e pritshme.

Ai ka thënë se në Kosovë nuk ka ndonjë plan aktiv për parandalim të vetëvrasjeve i bërë nga institucionet shtetërore, për dallim prej vendeve të tjera që e kanë një plan të tillë, duke shtuar edhe faktin se nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë bashkëpunim shtetëror.
Skeja ka thënë se është rritur shumë kohëve të fundit numri i telefonatave, sidomos gjatë kampanjës “Këtu për Ty”.
“Ka pasur rritje të numrit të telefonatave, sidomos gjatë fushatës “Këtu për Ty”, ku kemi pasur ekstrem shumë telefonata, tash prapë ka ra, pas përfundimit të kampanjës, por në krahasim qysh jemi kanë para saj ka kryesisht më shumë thirrje”, tha Skeja.
Askush nga ata që pranojnë telefonata në Linjën e Jetës, nuk e pyet telefonuesin për emrin apo mbiemrin, e aq më pak për moshën, gjininë apo diçka tjetër, e edhe informacionet në lidhej me problemet e diskutimit janë shumë konfidenciale, për çka edhe nuk foli në asnjë moment Skeja, duke respektuar kështu secilin nga personat që ka pasur besim në të dhe kolegët e tij të Linjës së Jetës.
Por, ka raste të cilat paraqiten në Linjën e Jetës, e që janë raste shumë të rënda, por ka edhe të tilla më të lehta, ndërsa tha se gjithçka që bëjnë gjatë kësaj telefonate është biseda, pa i dhënë këshilla bashkëbiseduesit, por duke gjetur diçka që mund ta lidh me jetën në afat më të gjatë.
“Linja si Linjë, as nuk jep linja por as nuk mundet me bo më shumë sesa ajo bisedë, brenda ditës ose natës”, tha Skeja.
Ndihma psikologjike ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e nevojshme në kohën e pandemisë, ku për javë të tëra qytetarët kanë qëndruar të mbyllur nëpër shtëpi.
Bind Skeja bashkë kolegët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar prapa linjave telefonike në shërbim të qytetarëve të shqetësuar gjatë kohës së pandemisë, për t’i ndihmuar kurdo që ata kanë nevojë të flasin në lidhje me shqetësimet e tyre, për tu ardhur në ndihmë aq sa të ketë mundësi deri në një bashkëbisedim më të gjatë për ata të cilët janë në një gjendje më të rëndë, e që në disa raste ka mund të zgjasë deri ne ora 04:00 të mëngjesit.
Trajnimet për policinë, për punonjësit e ndihmës së shpejt dhe të tjera iniciativa të cilat sipas Skejës mund të bëhen nga institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe bashkëpunimin më të ngushtë me Linjën e Jetës.
Skeja për të gjithë personat që kanë probleme dhe kanë nevojë të flasin thotë se janë aty për ta.
“Akush nuk ka nevojë me vujt në heshtje. Nuk ka problem që nuk është i zgjidhshëm. Jemi këtu për ta”, tha Skeja.
Linja e Jetës është e hapur për të gjithë nga ora 18:00 deri në ora 02:00 pas mesnate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani