Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit përfundimisht ka zgjidhur dilemat për atë se kush ua ndalon nënkryetarëve shqiptarë të Kuvendit të udhëheqin seancat plenare në gjuhën shqipe. Sipas SIOFA-s rezulton se fajtorë për këtë gjatë gjithë periudhës së fundit nuk ka qenë kryeparlamentari Trajko Veljanovaski, por vetë ligji për përdorimin e gjuhëve. Përveç kësaj në analizën për implementimin e marrëveshjes së Ohrit thuhet se janë partitë dhe deputetët shqiptarë ata që kanë problematizuar këtë çështje në Kuvend.
“Ligji lejon kryesimin e seancave të parlamentit por jo edhe seancat plenare, në gjuhën shqipe. Ndalimi i seancave plenare në gjuhën shqipe shpesh problematizohet nga ana e përfaqësuesve nga bashkësia shqipëtare”, thuhet në analizë. Ky konstatim i sekretariatit i cili që nga viti 2008 është udhëhequr nga kuadro të Bashkimit Demokratik për integrim është në kundërshtim me deklaratat e deritanishme të deputetëve dhe zyrtarëve tjerë të po kësaj partie. Nënkryetarët e Kuvendit dhe funksionarët e tjerë të BDI-së vazhdimisht pretendonin se ligji për përdorimin e gjuhëve lejon udhëheqjen e seancave plenare në gjuhën shqipe, ndërsa kanë akuzuan kreun e Kuvendit Trajko Veljanovski se ai u ndalon këtë të drejtë. Në analizën për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit konstatohen edhe probleme të tjera në përdorimin e gjuhës shqipe edhe në ato institucione dhe sfera që lejohen me ligj, siç janë mungesa e mekanizmave detyrues për institucionet, mungesa e financave dhe kuadrove për zbatimin e dy gjuhësisë dhe problem të tjera.
“Raporti i progresit i KE për RM-së vë në dukje që nuk ekziston një mekanizëm i qartë për zbatimin e ligjit për gjuhët, si dhe se disa institucione përballen me mungesë të përkthyesve të kualifikuar dhe me përvojë . Për këtë arsye është e nevojshme analizë mbi shkaqet (kapacitetet financiare, burimet njerëzore, etj) të cilat janë pengesë për realizimin e kësaj përgjegjësie ligjore nga ana e komunave”, thuhet në analizën e publikuar në faqen zyrtare të SIOFA-s, raporton SHENJA.
Në analizë poashtu potencohet se të dhënat kuantitative në praktikën e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe ministrive realisht nuk ekzistojnë. Nuk ka të dhëna të numrit të kërkesave në gjuhët që janë të ndryshme nga gjuha maqedonase, numri i përgjigjeve, numri stafit të angazhuar, dhe i ngarkesave, numri i dokumenteve të përkthyera dhe komunikimi gojor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët