Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar sërish lidhur me skandalin te Spitali Onkologjik në QSUT.
Përmes një deklarate për mediat, Koçiu tha se inkurajon Prokurorinë që të vijon hetimet dhe shtoi se paralelisht me këto hetime, po zhvillohet edhe një hetim administrativ për të zbuluar më shumë rreth skandalit.
Ajo tha gjithashtu se është e papranueshme që mjekët të trajtojnë jetët njerëzore si një mall në tregun e shumicës.
“Nuk mund të lë pa risjellë në vëmendje reagimin për trazimin që solli situata e djeshme në Spitalin Onkologjin në QSUT. Dua ta theksoj se korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit të çdo qytetari dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime të tilla të turpshme që nuk i përkasin figurës së mjekut e infermierit.
Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit të prokurorisë, të cilën e inkurajoj që t’i shkojë deri në fund të gjithë procesit të hetimit dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit dhe që i dënojnë penalisht. Hetimi që ne kemi nisur me strukturat administrative është një hetim që do të trajtojë në shumë aspekte çështjet e organizimit e punës në këtë shërbim.
Është e papranueshme që mjeku, figura më e lartë që duhet t’i shërbejë njerëzve me përkushtim çdo ditë, të mund të trajtojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës. Duam të sjellim në një dimension tjetër figurën e mjekut e infermierit. Bëhet fjalë për të bërë amendamentime në ligjin për urdhrin e mjekut, për të vendosur edhe aty sanksione të forta për këto që e trajton jetën njerëzore si një mall”, tha Koçiu.
Kujtojmë se ishte një hetim i prokurorisë së Tiranës që ka arritur të zbulojë një skeme se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.
Për të provuar ekzistencën e këtij dyshimi nga ana e prokurorisë u përdorën blerje të ilaçeve të stimuluara. Kryesisht u blenë ilaçe që përdorën për kimioterapi.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për mjekë të spitalit Onkologjik:
Edmond Gashi (Mjek në Spitalin Onkologjik në QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator në Spitalin Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke në Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku. /euronews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet