Një dhomë e vjetër, e mykur, e errët, pa kushte, që të kthen në kohët e kaluara, është gjithçka që kanë para vetës familja pesë anëtarëshe Zeka, banorë të kryeqytetit.
Të lodhur, kjo familje për çdo ditë zbardhin ditën duke shpresuar për një ditë më të mirë, që problemeve për mbijetesë t’u vijë fundi. Por, këtë gjendje varfërie pa dyshim se më së keqi po e përjeton kryefamiljari Skenderi.
Ai, edhe pse i ri në moshë, nuk po arrin të gjejë një vend pune, kurse jeta duke kërkuar hekura në çdo qoshe të qytetit i është bërë tashmë e padurueshme.
“Jemi pesë anëtarë të familjes. Të gjithë kërkojnë nga unë, asnjeri nuk është i punësuar, përderisa gëzojmë vetëm një ndihmë sociale prej 100 eurosh në muaj, shumë kjo që nuk po arrijmë as të ngopemi me ushqim”, tha ai, duke njoftuar se po e kalojnë jetën në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, shkruan gazeta Kosova Sot.
Largimi nga Medvegja
Ndërkaq, edhe shtëpia ku po strehohen familja Zeka, që nga pas lufta të ardhur këtu nga Medvegja, nuk ishte e tyre. Zeka thotë se iku nga atje për shkak se nuk kishte siguri dhe në këtë vendbanim u strehua përkohësisht. Por, as këtu ai thotë se nuk u bë rehat. Banimi i pesë anëtarëve të kësaj familjeje në vetëm një dhomë të ngushtë është bërë tani një problem në vete. Ata shprehen se kanë frikën se një ditë do të zgjohen nga gjumi për shkak të rrënimit të mureve të stërvjetëruara.
“Ika nga pasiguria atje. Pothuajse të gjithë e braktisëm atë vend, por edhe këtu kështu nuk po jetohet. Tani kam frikën të na zë edhe ky dimër kështu, nga lagështia dhe myku jemi mërzitur. Shtëpia është shumë e vjetër dhe gati sa nuk është rrënuar”, ka shpjeguar ky qytetar, duke mos ditur se si të dalë nga kjo gjendje.
Ai njoftoi gjithashtu se nga mungesa e kushteve elementare, hapësira e ngushtë për të bërë jetë të gjithë anë- tarët, muret e pllakosura me mykun e viteve me radhë është bërë shkas që njëri nga fëmijët të sëmuret dhe të vdesë.
Lagështia dhe myku, vdekjeprurës
“Kështu më ka ndodhur dhe kurrë nuk më largohet nga mendja se si më vdiq djali nga mungesa e kushteve. Lagështia dhe myku bënë të veten dhe ai arriti të marrë një sëmundje të pashërueshme”, na shpjegoi Skënderi me lot në sy, duke shtuar se tani e ka hallin për fëmijët e tjerë. Ndërkaq, derisa një fëmijë i ka përfunduar kështu, ai thotë se të tjerët mezi arrin t’i ngopë me bukë e kripë.
“Shpesh mbesim edhe pa bukë dhe gjëra elementare, nuk ia dalim, ndihma sociale po harxhohet shpejt dhe shpesh vijmë me bashkëshorten në situatë se çka t’u sjellim në tavolinë për të ngrenë fëmijëve. Kjo është një dhimbje tjetër që unë mbaj me vete, zbardh dhe përfundoj ditën kështu i sikletosur. Kërkoj hekurishte në çdo vend vetëm e vetëm që në mbrëmje t’u sjell bukë fëmijëve”, tha ai, i zhgënjyer nga jeta dhe pamundësia për të jetuar më mirë.
Komuna, e padobishme
Për të gjitha këto sfida që ky qytetar ballafaqohet për çdo ditë, theksoi se është e njoftuar edhe Komuna e Prishtinës, por u shpreh se deri më tani nuk është interesuar askush nga zyrtarët. Ai apelon te ky institucion që t’ia bëjnë një zgjidhje banimi para se një ditë të përfundojnë nën gërmadhat e objektit të stërvjetruar.
“I kam njoftuar vazhdimisht, se jemi në rrezik nga rrënimi i objektit,por deri më tani nuk ka ardhur askush për të na vizituar. Kam frikën se do të ndodhë më e keqja”, tha ai, duke apeluar për ndihmë. Ndërkohë, kjo familje kishte edhe në hall tjetër, atë të mungesës të një banjës.
Me qese najloni të trashë ata kishin improvizuar mure të një banjës në oborrin e shtëpisë. Verës theksuan se e kanë më lehtë të pastrohen, kurse dimrit mërdhijnë.
“Brenda nuk kemi banjë dhe jemi detyruar që këtu jashtë t’i bëjmë disa mure të mbështjella edhe me qese najloni për t’u pastruar. Shpesh në kohë të ftohta jemi sëmurë nga të ftohtët, kurse verës po e kemi më lehtë . Ky është tmerr që po e përjetojmë”, theksoi ai.
Andaj, i shtrënguar nga jeta e vështirë, ky qytetar lut edhe të gjithë njerëzit qëllimmirë që t’i dalin në ndihmë në mënyrë që të sigurojë një jetë normale për fëmijët e tij, shkruan Kosova Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të tjerë

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri