LAJMI I FUNDIT:

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Ndonëse Bashkimi Evropian vlerëson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, kjo gjë nuk pritet të ndodhë së shpejti.

Sipas njohësve të çështjeve integruese, liberalizimi i vizave për kosovarët nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës nga Finlanda, që do të fillojë në muajin e ardhshëm, shkruan “Zëri”.

Heqja e vizave për Kosovën nuk pritet të ndodhë as gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së nga Finlanda, e cila do të marrë në dorë timonin e këtij institucioni qysh nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të këtij viti.


Njohësit e integrimeve vlerësojnë se pavarësisht se është pozitiv fakti që Finlanda e njeh dhe e mbështet Kosovën, sipas tyre për ta futur liberalizimin e vizave në agjendë të Këshillit të Ministrave të BE-së nevojitet konsensus i plotë i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, gjë që aktualisht nuk ekziston.

Mirëpo nga Zyra e BE-së, e udhëhequr nga Federikca Mogherini, në një përgjigje dhënë “Zërit” kanë rikonfirmuar edhe një herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

“Në korrik 2018 Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, duke përfshirë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe përmbushjen e kushteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.

Aty thuhet po ashtu se në këtë fazë i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së ta miratojnë propozimin e Komisionit për dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori