Ndërkaq, takimi i fundit i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq ishte në muajin nëntor. /Telegrafi/
Ende nuk ka datë të konfirmuar për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ndonëse është paralajmëruar janar “i nxehtë” në dialog.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin ka thënë se aktualisht nuk ka diçka konkrete për takimin e dy liderëve.
“Do t’ju njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të dialogut”, është shprehur Stano.
Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.
“Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për takime të radhës me qëllim diskutimet për marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu.
Ai ka shtuar se i takon ndërmjetësuesit të BE-së të përcaktojë se kur do të jetë takimi i radhës.
“Ne jemi të vullnetshëm, të gatshëm dhe të përgatitur”, ka përfunduar Kryeziu.
E njohësi i rrethanave politike në vend, Gazmir Raci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se palët duhet të orientohen në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit franko-gjerman deri në fund të marsit të vitit 2023.
Ai ka deklaruar se në këtë dokument nuk përmendet njohja reciproke dhe sipas tij, gjasat maksimale janë që njohja de-jure për Kosovën nga Serbia të jetë kur kjo e fundit të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Lufta në Ukrainë dhe zhvillimet gjeopolitike pas fillimisht të invazionit rus atje, natyrisht se kanë ndryshuar edhe rrjedhën e dialogut në Bruksel. Kemi një propozim konkret për marrëveshjen finale me Serbinë. Duket që në atë dokument nuk është njohja reciproke dhe është thënë se ajo në këtë fazë nuk mund të arrihet”.
“Por, gjasat maksimale janë që njohja de-jure nga për Kosovën nga Serbia të jetë kur kjo e fundit të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Këtë e bazoj në deklaratën e ministres së jashtme gjermane kur e ka vizituar Beogradin vitin e kaluar, por edhe kancelari gjerman e ka bërë shumë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim të Serbisë në BE pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”.
Raci tutje është shprehur se Kosova duhet të angazhohet maksimalisht që ta ketë marrëveshje finale me fqinjin verior, në mënyrë që të hapet perspektiva euroatlantike e vendit.
“Kur është bërë marrëveshja për targat vitin e kaluar në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që do të rikthehen në dialog dhe pika e parë e pajtimit që do të flasin për propozimin franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ashtu. Andaj, aty ka pasur edhe një afat që fundi i pranverës së këtij viti mund të sjell marrëveshjen finale”.
“Mendoj se njohje de-facto mund të ketë pasi nëse në marrëveshje thuhet se do të respektohet kufiri territorial i njëra-tjetrës dhe simbolet shtetërore të njëra-tjetrës, kjo lë të kuptojë njohje de-facto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia”.
Analisti ka theksuar se në 10-vjeçarin e ardhshëm parashihet që gjashtë vendit e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE në të njëjtën kohë dhe sipas tij, Serbia në atë fazë do të jetë e detyruar që ta njohë Kosovën, përndryshe s’mund të anëtarësohet.
“Serbia ende nuk është e gatshme ta diskutojë planin franko-gjerman pasi ka paqartësi se a është pro apo kundër këtij propozimi. Ndaj dhe i ka vendosur barrikadat në veri në mënyrë që ta sabotojë fillimin e diskutimeve për planin franko-gjerman. Por, tashmë ato i ka larguar dhe duhet të rikthehet në dialog e të sillet konform rregullave të BE-së”.
Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale, megjithëse ka konfirmuar se në muajin janar të vitit 2023 do të ketë nisma të reja për të përgatitur takimin e radhës në Bruksel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje