LAJMI I FUNDIT:

BE sjell mjete mbrojtëse për mjekët, Soreca: Do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë

BE sjell mjete mbrojtëse për mjekët, Soreca: Do t’i qëndrojmë pranë Shqipërisë

Këtë të hënë ka mbërritur dërgesa e parë me ndihma nga Bashkimi Europian me mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore për personelin shëndetësor në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se donacioni është pjesë e ndihmës prej 4 milion euro që BE i akordoi Shqipërisë për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19.

“Këtu prapa nesh keni mundësinë të shihni një pjesë të atyre gjërave që janë sjellë tashmë në Shqipëri, ndërkohë që në maune janë më shumë se 400 kuti të tjera si pjesë e të gjithë kësaj pune dhe donacioni që po bëjmë, pjesë e 4 milion eurove që janë dhënë donacion nga Bashkimi Europian. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë pranë Shqipërisë, jemi tashmë më afër se kurrë, dhe së bashku jemi më të forte. Prandaj kjo është edhe tema që ne kemi zgjedhur për javën e Europës, e cila fillon sot”, tha Soreca.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për rritjen e vigjilencës pavarësisht lehtësimit të masave shtrënguese.

“Bashkimi Europian tregoi edhe një herë vlerat e solidaritetit që janë në zemër të tij. Mbështetja që na vjen nga Bashkimi Europian, nëpërmjet fazës së parë të lëvrimit të grandit prej 4 milio euro, nëpërmjet kësaj dërgese të pare, fuqizon akoma më shumë stafet tona mjekësore në luftë dhe në përballje me COVID19, nëpërmjet materialeve të mbrojtjes personale, siç janë syzet, helmetat, maskat, të cilat janë shumë të rëndësishme, për të patur një personel shëndetësor të mbrojtur”, tha Manastirliu.

Në dërgesën e parë të mbështetjes së BE-së kanë mbërritur 110 mijë palë doreza, më shumë se 2 mijë maska dhe më shumë se 1 mijë litra dezinfektatë për duart. Ndërkohë, në javët në vijim pritet të vijnë edhe kite testimi, respiratorë dhe 5 autoambulanca./Vizion Plus/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori