LAJMI I FUNDIT:

Sizmiologu Edmond Nushi: Aktiviteti sizmik në Shqipëri drejt rënies

Sizmiologu Edmond Nushi: Aktiviteti sizmik në Shqipëri drejt rënies

Aktiviteti sizmik në Shqipëri po shkon drejt qetësimit.

Sizmiologu, Edmond Nushi, thekson se në vend janë regjistruar mbi 1 mijë pas lëkundje që prej datës 26 nëntor, por magnituda e tyre ka ardhur duke u ulur.

“Zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës kështu që këto ngjarje kur kalojnë njëfarë pragu ndihen nga qytetarët dhe për rrjedhojë ata frikësohen. Në tërësi aktiviteti është drejt një relaksimi. Edhe magnitudat që po vijojnë tani janë gjithmonë e më të ulëta”, tha ai për oranews.


Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i bëri thirrje banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi.

Në një dalje për mediat, Xhaçka njoftoi se ekzaminimet e ndërtesave do bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, sic janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezh, Shëngjin apo Beratapo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj”.

Sipas Xhaçkës, në total sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre.