I dënuar të ngjisë përgjithmonë një gur të madh në një kodër të pjerrët, Sizifi është figura e mitologjisë greke që përfaqëson një mision të pamundur. Ndëshkimi për të në Botën Nëndheshme ishte: Sa herë që ai afrohej majës së kodrës, guri që po ngjiste lart rrëzohej sërish në fund duke e detyruar ta fillonte sërish detyrën nga e para. Por, çfarë bëri ai për ta merituar këtë ndëshkim të rreptë? Dhe, kush ishte Sizifi?
Sipas mitologjisë g, Sizifi ishte themeluesi dhe mbreti i parë i Efirës (që thuhet se ishte emri origjinal i Korintit). Ai ishte djali i Eolit, mbret i Thesalisë dhe Enaretës. Sizifi njihet më shumë si person shumë dinak. Në disa burime të mëvonshme letrare (pas epikës së Homerit), konsiderohet si babai i Odisesë (babai i të cilit thuhet tradicionalisht të jetë Laerti), një figurë tjetër në mitologjinë greke i njohur për dinakërinë e tij.
Sizifi u vendos në fokusin e perëndive kur shkeli kseninë – konceptin e mikpritjes dhe bujarisë, që mikpritësit janë të detyruar ta tregojnë ndaj mysafirëve dhe udhëtarëve. Për të treguar se ishte një mbret i pamëshirshëm, Sizifi i vriste në shumë raste miqtë e tij. Kjo gjë nuk i pëlqeu Zeusit i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e këtij kodi sjelljeje. Ndaj, vendosi të merrte masa kundër Sizifit, pas një incidenti të veçantë. Mbreti i perëndive kishte rrëmbyer Eginën, vajzën e Asopusit, perëndi i lumit, që ishte njëherazi djali i Poseidonit.
Sizifi i premtoi Asopusit t’i tregonte se çfarë i kishte ndodhur vajzës së tij, me kushtin që të krijonte në qytetin e tij një burim të jetës së përjetshme. Kështu, i zbuloi aktin e ulët të Zeusit. I zemëruar nga gjesti i Sizifit, Zeusi urdhëroi Tanatosin, perëndinë e vdekjes, që ta çonte atë në Botën e Nëndheshme. Kur Tanatosi shkoi tek Sizifi, ky e pyeti se si funksiononin zinxhirët e tij. Teksa Tanatosi po i tregonte mbretit se si funksiononin zinxhirët, Sizifi e lidhi me shpejtësi. Vdekja tani ishte rob i Sizifit dhe askush nuk mund të vdiste. Në fund, u desh ndërhyrja e Aresit, zotit të luftës. Kjo pasi luftërat nuk ishin më “interesante” në kushtet kur nuk mund të vdiste askush. Ndaj e liroi Tanatosin. Në një version tjetër të mitit, ishte Hadi ai që u dërgua ta marrte Sizifin, megjithëse edhe ai u mashtrua nga mbreti.
Pasi u la i lirë, Tanatosi/Hadi e përfundoi misionin e tij. Gjithsesi, Sizifi dinak ishte në gjendje ta mashtronte sërish vdekjen. Duke e ditur se nuk do të ishte në gjendje ta mbante të burgosur për shumë kohë Tanatosin/Hadei, i dha disa udhëzime bashkëshortes së tij, Meropit, të cilat do të zbatoheshin kur ai të çohej në botën e nëndheshme. Në vend se t’i kryente një varrim normal, Sizifi i tha Meropit që ta linte kufomën e tij të pavarrosur dhe të hiqte dorë nga ritet e nevojshme funerale. Kur shkoi në Botën e Nëndheshme, Sizifi iu afrua Persefonit dhe iu ankua për atë që i kishte bërë gruaja trupit të tij. Kërkoi të rikthehej në mbretërinë e të gjallëve, në mënyrë që të mund ta ndëshkonte gruan. Kjo kërkesë u pranua dhe Sizifi u kthye në mbretërinë e të vdekshmëve. Vazhdoi të jetojë deri në moshë të thyer. Në një version tjetër, Sizifi e qorton bashkëshorten për neglizhencën e saj.
Por, për shkak se refuzoi të kthehej në Botën e Nëndheshme, u mor me forcë nga Hermesi. Kur u çua aty, Zeusi kishte shansin të hakmerrej ndaj Sizifit. Për ta ndëshkuar mbretin dhe për t’i dekurajuar njerëzit tjerë që të tentonin të talleshin me Zotat, Zeusi dha një ndëshkim mjaft të çuditshëm: Sizifi duhej të ngjiste, duke rrokullisur, një gur të madh në një kodër të pjerrët. Sa herë që ishte afër fundi të detyrës së tij, shkëmbi rrotullohej tatëpjetë si me magji dhe ai duhet ta fillonte nga e para duke e bërë të pamundur çlirimin nga ai ndëshkim.
Po cili është morali i historisë së Sizifit?
Natyra e kotë e detyrës së përjetshme të Sizifit, është sigurisht një dënim i tmerrshëm. Por, sot disa njerëz kanë një këndvështrim interesant mbi kuptimin e mitit të Sizifit. Në vend se ta shohin këtë ndëshkim si një provë se Zeusi hakmarrës triumfoi mbi mbretin mizor, disa njerëz e interpretojnë si kujtesë mbi nevojën e këmbënguljes kur përballesh me një mision që ia vlen, edhe pse në pamje të parë duket i pamundur.
Teksa Sizifi mund ta ketë merituar ndëshkimin e tij, ka njerëz që besojnë se kur sfidat shihen jo si ndëshkim, por si një fakt i jetës, njeriu duhet të përballet me vështirësinë, të punojë shumë dhe të mos dorëzohet kurrë. Ndryshe nga historia e Sizifit, ata njerëz që e bëjnë një përpjekje, do të kenë një rezultat. /Burimi: Ancient Origins/Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmanët në Luftën e Parë Botërore dhe rreshtimi i shqiptarëve krah tyre

Sizifi, mbreti mizor me dënimin pa fund

Vdes mjeshtri i klarinetës, Laver Bariu

Dashnorët më të mëdhenj të të gjitha kohëve (1): “Ilaçi më i mirë është seksi”!

Drama që afirmoi dhe popullarizoi letërsinë dhe teatrin e absurdit
Enver Petrovci me rol kryesor në "Gomarët e kufirit"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin