Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se gjendja e ndërmarrjes aktualisht është e keqe. Sipas tij, sivjet do të prodhohen 5700 tonë xehe më pak sesa në vitin e kaluar, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Gjiganti ekonomik kosovar “Trepça” vazhdon të mbetet peng i politikave joparimore të dy ish-partnerëve të koalicionit PDK e LDK, të cilët nuk kanë mundur të merren vesh për formimin e Bordit Mbikëqyrës.
Për 6 muaj, sa ka pasur afat Qeveria e Kosovës për ta formuar Bordin Mbikëqyrës, PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë mundur të merren vesh për njerëzit që do ta përbënin bordin, i cili pastaj do ta formonte Bordin Menaxhues, pa të cilat “Trepça” nuk mund të funksionojë dhe pa të cilat nuk mund të zbatohet as Ligji për “Trepçën”.
Që të dyja këto subjekte politike janë përpjekur që në borde në “Trepçë” t’i shtyjnë njerëzit e vet dhe në këtë mënyrë edhe është vonuar dhe tani duhet pritur për formimin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan tutje “Zëri”.
“Qeveria e Kosovës ka pasur 6 muaj afat që të formonte Bordin Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues të kombinatit ‘Trepça’, që nënkuptonte edhe fillimin e zbatimit të ligjit për të, por kjo nuk është arritur prej miratimit të ligjit”, ka thënë drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava.
Sipas tij, i gjithë procesi ka mbetur i ngrirë deri pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe krijimit të qeverisë së re.
“Mospërfundimi i këtij procesi ka pasur efekte negative për ‘Trepçën’, pasi që nuk është arritur të fillohet me politikat zhvillimore. Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka rënë edhe Qeveria, kështu që formimi i bordeve ka mbetur të bëhet me formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kjo ka ndikuar shumë në zhvillimin e ‘Trepçës’ pasi që nuk mund të fillohet me politikat zhvillimore pa u regjistruar ndërmarrja e re. Bordi Mbikëqyrës i ‘Trepçës’, sipas ligjit është dashur të themelohet pas 6 muajve nga miratimi i saj në Kuvendin e Kosovës. Ai duhet të përbëhet nga 9 anëtarë, ekspertë të fushave të caktuara, që nevojiten për mbikëqyrjen e kombinatit. Ky bord më pas do të duhej të zgjedhë edhe anëtarët e Bordit Menaxhues të ‘Trepçës’”, ka sqaruar drejtori Tmava. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja