Kompania mëmë e Chelesat, 22 Holdco Ltd, ka njoftuar për humbje mbi 1 miliard euro në dy sezonet e fundit sipas të dhënave të fundit financiare të tyre.

22 Holdco gjithashtu ka në pronësi edhe klubin francez Strasbourg dhe ekipin e femrave të Chelseat.


Humbjet e tyre totale sezonin e kaluar kapin vlerën e 445.5 milionë eruove dhe 653 milionë euro një vit më herët.

Këto humbje janë shkaktuar shkaku i investimeve në ekipet që zotërojnë, ka raportuar The Times.

Chelsea në anën tjetër raportoi një profit prej 129.6 milionë eurosh në të njëjtën periudhë, sidoqoftë, disa nga taktikat financiare të klubit po funksionojnë tani kundër tyre.

Rregullat financiare të Ligës Premier e lejojnë klubin që të regjistrojë shitjen e ekipit të femrave prej 200 milionë eurosh tek një kompani motër dhe shitjen e dy hoteleve për 76.5 milionë si profit.

Sidoqoftë, këto transaksione nuk mund të regjistrohen si të ardhura për kompaninë mëmë në problemet e tyre me taksat.

22 Holdco gjithashtu po paguan një borxh në vlerë më shumë se 1.16 miliard euro.

Në sezonin 2023/2024, kompania pagoi më shumë se 94 milionë euro për huazimet e tyre./Telegrafi/

telegrafi sport app