LAJMI I FUNDIT:

Situatë e qetë por e brishtë në veri – rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara

Situatë e qetë por e brishtë në veri – rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe disa rrugë të saj vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara, kjo pasi komuniteti serb të shtunën vendosi barrikada në fshatin Rudar të Mitrovicës, si shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e këtij komuniteti. 

Siç raporton Telegrafi, në veri të qytetit të Mitrovicës shihen pak qytetarë duke lëvizur nëpër qytet, ndërsa forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierë italianë ndodhen mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë dhe disa patrulla policie në lagjen Boshnjakëve.

Se situata sot nuk ka ndryshuar që nga dita e hënë e ka konfirmuar edhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, për veriun e Mitrovicës Besim Hoti.


“S’ka ndonjë ndryshim”, ka thënë shkurt, Hoti.

Po ashtu Policia e Kosovës është duke patrulluar dhe në disa zona tjera të veriut të Mitrovicës, por edhe në lagjen e Boshnjakëve.

Lulzim Peci i cili është shef i Zyrës në Drejtorinë për kthim dhe komunitete në Komunën e Zveçanit në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata është e tensionuar dhe siç tha ai janë në pritje të ndonjë zgjidhje.

“Situata është e tensionuar dhe po presim nëse bëhet ndonjë zgjidhje paqësore”, ka thënë Peci për Telegrafin.

Edhe Qerkin Veseli nga Zyra për kthim dhe komunitete në Komunën e Zubin Potokut tha se banorët e komunitetit shqiptarë janë mësuar me këto lloj situatash.

Ai tha se situata e krijuar është më shumë tension psikologjik, e cila vazhdon që 23 vite.

“Banorët janë të qetë. Kjo lloj situate vazhdon sot e 23 vite. Më shumë është tension psikologjik që po bëhet tek ne”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, vendosja e barrikadave në Rudarë erdhi në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikë kalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori