LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Leposaviqit hyn në komunë, i pranishëm edhe Sveçla

Kryetari i Leposaviqit hyn në komunë, i pranishëm edhe Sveçla
Foto: Arkiv

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka hyrë sot në objektin e komunës pa ndonjë problem, gjersa situata u tha se është e qetë.

Në Leposaviq ka shkuar sot edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Telegrafi mëson se Hetemi ka hyrë në komunë rreth orës 10:00, ndërkaq i shoqëruar ishte nga Policia e Kosovës.


Ndryshe, të premten u tensionua situata në veri të vendit pasi kryetarët e rinj tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Pas tensionimit të situatës në veri pati edhe reagime të ndërkombëtarëve. /Telegrafi/