LAJMI I FUNDIT:

Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë

Ka përfunduar dita e katërt në Lojërat Olimpikë që po mbahen në Paris.

Nuk ishte një ditë e mirë për Kosovën, përkundër se kishim tre garues fantastik.

Nora Gjakova në xhudo dhe Donjeta Sadiku dhanë më të mirën nga vetja, por që nuk arritën të shkonin shumë larg.


Pse sportistët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre
Lexo po ashtu Pse sportistët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre

Në anën tjetër, Akil Gjakova ishte shumë i pafat, pasi ishte në garë për medaljen e argjendtë së paku, por që u mposht.

Ai më pas garoi në repesazh për të bronztën, mirëpo aty u eliminua prej japonezit, Soichi Hashimoto.

Kështu, ekipi ynë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike vazhdon të jetë me vetëm një medalje të argjendtë, të cilën e siguroi Distria Krasniqi më 28 korrik.

Por, kush po i prinë listës për më shumë medalje të fituara?

Atletët që po triumfojnë në "Paris 2024" u dhurohet nga një kuti - por çfarë fshihet brenda në to
Lexo po ashtu Atletët që po triumfojnë në "Paris 2024" u dhurohet nga një kuti - por çfarë fshihet brenda në to

Japonia vazhdon të prijë edhe në ditën e katërt, pasi ka fituar gjashtë medalje të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzta.

Pas tyre, me hapa të shpejtë është ngjitur Kina, që ka pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.

Por, ekipi që ka fituar më së shumti medalje në total janë Shtete e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 18 medalje: tri të arta, tetë të argjendta dhe shtatë të bronzta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori