LAJMI I FUNDIT:

Situata e James, tani Real Madridi duhet të vendos: Atletico Madridi ose Napoli

Situata e James, tani Real Madridi duhet të vendos: Atletico Madridi ose Napoli

Zinedine Zidane i ka treguar James Rodriguezit se nuk është në planet e tij dhe lojtari tashmë është pajtuar me vendimin.

Kanë kaluar dy vjet prej largimit të parë dhe situata duket se është në të njëjtën pikë.

Francezi nuk e pëlqen Jamesin për ekipin e tij dhe nuk e ka problem ta fshehë këtë.


James Rodriguez (Foto: Marca.com)

Mesazhi i tij ishte i qartë kur ai nuk u ftua për ndeshjet miqësore.

Tani është koha që situata e tij të zgjidhet nga Real Madridi, duke ia gjetur një destinacion të ri.

Napoli nuk ngutet

Ishte skuadra e parë që e kërkoi atë këtë verë. Carlo Ancelotti nuk ka arritur të fshehë dobësinë e tij për Jamesin dhe i ka bërë kërkesë presidentit De Laurentiis.

Problemi qëndron në mënyrën e pagesës. Madridi pranon vetëm një shumë prej 40 milionë euro të paguara menjëherë, ndërsa italianët e duan në huazim me të mundësi blerje.

Foto: Napoli/Twitter

Afati i fundit në Itali është 18 gushti.

Edhe Atletico nuk e kanë fshehur pëlqimin për kolumbianin

Ishte opsioni më i afërt derisa Atletico e mposhti keq Real Madridin duke i shënuar shtatë herë në miqësoren në SHBA.

Situata mori një kthesë totale, por nuk është mbyllur ende. Ata nuk janë me nxitim për të mbyllur marrëveshjen pasi kanë afat deri në 2 shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori