LAJMI I FUNDIT:

Sistemi i ndeshjeve dhe mënyra e shpalljes së kampionit në basketboll

Sistemi i ndeshjeve dhe mënyra e shpalljes së kampionit në basketboll

Sigal Prishtina dhe Bashkimi ndeshen në finalet e ‘play-offit’ të Superligës së Kosovës në basketboll.

Seria finale do të luhet me tri fitore, që do të thotë se ekipi që shënon tri fitore nga pesë duelet eventuale, do të shpallet kampion i Kosovës për edicionin 2016/17.

Rrugëtimi i Bashkimit për në finale
Lexo po ashtu Rrugëtimi i Bashkimit për në finale

Ndërkaq, sistemi i ndeshjeve është me vajtje-ardhje pas çdo takimi, që do të thotë se pasi njëra skuadër të jetë nikoqir, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë si mysafir.


Seria e finaleve do të fillojë sot (e shtunë) me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, me ç’rast Sigal Prishtina është nikoqire e Bashkimit. Kjo nënkupton se ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren.

Kujtojmë që bardhekaltrit e kaluan me lehtësi Trepçën në gjysmëfinale (3-0) dhe me tri fitore radhazi edhe portokallinjtë eliminuan Pejën.

Rrugëtimi i Prishtinës për në finale
Lexo po ashtu Rrugëtimi i Prishtinës për në finale

Vlen të theksohen se Sigal Prishtina po lufton për mbrojtjen e titullit, ndërsa e ka fituar edhe Kupën e Kosovës këtë edicion.

Nga ana tjetër, Bashkimi është kualifikuar në finalen e dytë që nga paslufta dhe është në kërkim të titullit të parë. /Telegrafi/