Ndikimet politike në sistemin e drejtësisë janë apostrofuar nga përfaqësues të shoqërisë civile si pengesë për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Dukuria e korrupsionit, sipas përfaqësuesve të organizatave vendore joqeveritare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Kosovë, po e ngufatë zhvillimin e vendit dhe po e zbeh të ardhmen integruese të Kosovës në strukturat e BE-së.
Bazuar në raportet e shumta që prezantuan disa nga organizatat joqeveritare gjatë javës kundër korrupsionit, del se Kosova nuk ka shënuar rezultate të duhura në zotimet e marra për luftimin e kësaj dukurie.
Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike e Politike, tha për Radion Evropa e Lirë se ndikimet politike në sistemin e drejtësisë, janë duke pamundësuar luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Sipas saj, kohëve të fundit, nuk ka pasur asnjë rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimit të performancës së sektorit të drejtësisë.
“Një problem në sistemin e drejtësisë mbetet kualiteti i ciklit të vendimmarrjes, duke filluar nga procesi i hetimit, ngritja e aktakuzës e deri të vendimmarrja finale në gjykatë. Problemet kryesore mbesin te përgatitja joprofesionale e prokurorëve, mungesa e profilizimit të prokurorëve, sidomos në rastet e shpëlarjes së parave si dhe ndikimi politik”, tha Loxha.
Ajo konsideron se për një luftë të ashpër kundër korrupsionit është i domosdoshëm procesi i vettingut dhe jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në institucione të tjera të ekspozuara ndaj korrupsionit.
Riccardo Serri, shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit Evropian në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një nga debatet e mbajtura për javën kundër korrupsionit tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përditshme.
“Korrupsioni duhet të luftohet çdo ditë dhe janë institucionet ndërkombëtare dhe vendore të përfshira në këtë luftë në baza ditore. Si Bashkim Evropian, veçanërisht në këtë javë (Java Kundër Korrupsionit) kemi qenë shumë aktivë”, tha Serri.
Ai tha se Bashkimi Evropian e ndihmon Kosovën në forma të ndryshme për të luftuar korrupsionin.
“Për shembull, projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK), ka për qëllim që të sjellë në Kosovë standardet e BE-së, standardet ndërkombëtare, sa i përket luftimit të korrupsionit dhe shpëlarjes së parave. Po ashtu, ne kemi ndihmuar institucionet e Kosovës të miratojnë ligje që janë kruciale për të pasur mjetet e nevojshme për të luftuar korrupsionin”, deklaroi Serri, duke shtuar se është një ide e përhapur se gratë janë më pak të korruptuara se burrat.
Kurse, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se i vjen mirë që sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është në programet e pothuajse të gjitha partive politike.
Por, ai ka thënë se nuk është e mjaftueshme të ketë veç deklarata, por edhe të ndërmerren veprime konkrete.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, ka deklaruar se kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët politik.
“Ne po e shohim që në një mënyrë apo në një tjetër, kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët e lartë publikë dhe politikë. Por, në anën tjetër kur i shohim pasuritë që deklarohen të Agjencia Kundër Korrupsionit, vërtet janë pasuri që shkojnë deri në shifra milionëshe dhe automatikisht krijohet bindja që aty mund të këtë pasuri të paligjshme”, tha Demhasaj.
Korrupsioni në nivel të lartë po pamundëson ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, kanë deklaruar Oda Amerikane dhe përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë.
Në raportin e fundit të publikuar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International për vitin 2018, Kosova është renditur e 93-ta duke shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të përceptuar të korrupsionit në sektorin publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës