Presidenti tunizian, Kais Saied konfirmoi sot se drafti i kushtetutës që do të hidhet në referendum më 25 korrik nuk e sheh islamin si religjion zyrtar të shtetit.
“Kushtetuta e ardhshme e Tunizisë nuk do ta përmend se ky shtet e sheh Islamin si religjion zyrtar, por që i përket komunitetit umma, të cilët si religjion e kanë islamin”, tha ai para gazetarëve në aeroportin e Tunizisë duke shtuar se “Umma dhe shteti janë dy gjëra të ndryshme”.
Saied dorëzoi dje një draft të kushtetutës së re, një hap kyç në përpjekjen për ta futur nën kontroll shtetin pasi në muajin korrik kishte shkarkuar qeverinë dhe mori pushtetin e gjerë. Kundërshtarët e tij politikë thonë se Sayed kreu një grusht shteti, shkruan portali arabnews.
Neni i parë i kushtetutës së vitit 2014, si kushtetuta e mëparshme e vitit 1959, e përcakton këtë vend të Afrikës së Veriut si një “shtet të lirë, të pavarur dhe sovran. Islami është feja e tij dhe arabishtja është gjuha e tij”.
Dokumenti i vitit 2014 ishte produkt i një kompromisi të arritur me vështirësi midis partisë islamike Ennahda dhe rivalëve të saj laikë – tre vjet pas një kryengritjeje që rrëzoi diktatorin Zine El Abidine Ben Ali.
Presidenti tunizian duhet të miratojë zyrtarisht tekstin e ri të kushtetutës, të krijuar përmes një “dialogu kombëtar” që nuk përfshin forcat opozitare, deri në fund të muajit qershor. Vendimi do të vjen pasi ish-profesori i së drejtës kushtetuese shkarkoi qeverinë dhe më vonë konsolidoi pushtetin duke shpërbërë parlamentin dhe marrë kontrollin e gjyqësorit.
Lëvizjet u përshëndetën nga disa tunizianë të lodhur nga sistemi i korruptuar dhe shpesh kaotik post-revolucionar, por të tjerë paralajmëruan se vendi po kthehej në autokraci.
Saied ka kërkuar prej kohësh një sistem presidencial që sipas tij do të shmangte pengesat e shpeshta që ndodhin në sistemin parlamentar-presidencial. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rusia thotë se armëpushimi i përkohshëm në Ukrainë është “i papranueshëm”

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut – bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi