LAJMI I FUNDIT:

Sipas kundërzbulimit ukrainas – pjesëtarët e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e lartë ushtarakë rusë po ikin nga Krimea

Sipas kundërzbulimit ukrainas – pjesëtarët e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e lartë ushtarakë rusë po ikin nga Krimea

Në rajonin e Krimesë dhe në jug të Ukrainës që janë nën kontrollin e rusëve – pjesëtarët e Shërbimit Sekret rus si dhe zyrtarët e lartë ushtarakë të Kremlinit, kanë filluar të evakuojnë “me urgjencë familjarët e tyre” – duke i dërguar brenda territorit të Rusisë.

Këto pretendime i ka bërë kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase, që ka theksuar se zyrtarët e inteligjencës ruse dhe ata ushtarakë po largohen nga Ukraina, transmeton Telegrafi.

Një prej arsyeve të kësaj ikje, është kundërofensiva e ushtrisë ukrainase për të cilën po flet shpesh Volodymyr Zelensky.


Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase futet edhe në Vovochansk, qytet që gjendet vetëm tri kilometra nga kufiri me Rusinë

Madje sipas kundërzbulimit ukrainas, zyrtarët rusë kanë tentuar t’i shesin shtëpitë e tyre dhe “urgjentisht” të evakuojnë familjet nga Krimea dhe pjesa jugore e Ukrainës.

E kundërofensiva e Kievit tashmë është bërë temë diskutimi në mesin e rusëve, të cilët në masë të madhe po largohen nga Ukraina.

Ndërkaq shumë ushtarë rusë janë dorëzuar, ku Zelensky ka bërë të ditur se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i “akomoduar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori