Tenisti më i mirë në botë, Jannik Sinner, ka befasuar botën e sportit duke rikthyer në ekip Umberto Ferrara – trajnerin i cili u përfshi në skandalin që pothuajse i kushtoi karrierën.

Pas triumfit në Wimbledon dhe ngjitjes në pozitën numër një në ranglistën botërore, Sinner ka vendosur të ripunësojë trajnerin e tij të kondicionimit fizik, Ferrara – njeriun që ndërlidhur me një krem të ndaluar çoi në pezullimin e tij për tre muaj.


Sinner ishte pezulluar më herët këtë vit, pasi në trupin e tij ishte zbuluar substanca e ndaluar clostebol, e cila kishte hyrë në organizmin e tij nga kremi Trofodermin, përdorimi i të cilit ishte bërë në mënyrë të pakujdesshme.

Vetë Ferrara ka dhënë shpjegimin e tij për mënyrën si ndodhi gjithçka: “Kam pësuar dëme serioze në reputacionin tim personal dhe profesional. Kam përdorur sprejin Trofodermin për vite me radhë si pjesë e trajtimit të sëmundjes sime kronike".

"Është përshkruar nga mjekët dhe e dija që ishte i ndaluar për atletët, kështu që e mbaja në çantën time personale me të gjitha masat paraprake të mundshme në mënyrë që të mos vinte në kontakt me lojtarët”, ka thënë Ferrara.

Sapo plasi skandali, Sinner i pushoi nga puna Ferrarën dhe Naldin, por pas Wimbledonit vendosi të rinisë bashkëpunimin dhe kështu të surprizojë botën e tenisit duke punësuar sërish. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app